Distalizimi me penudulum në denticionin mix. Efektiviteti i tij
Qëllimi
Të vlerësohet efektiviteti i aparatit pendulum të përdorur në denticionin mix. Ndihma që na jep për eruptimin normal të pesës permanente, trajtimin e malokluzionit të klasës së dytë dhe ndryshimet cefalometrike.
Materialet dhe metodat
Kampioni përfshin 24 pacientë me malokluzion të klasës së II (10 djem, 14 vajza), mosha mesatare e tyre ishte 12.1 vjeç. Të gjithë pacientët iu nënshtruan distalizimit molar dhe bën 2 grafi cefalomerike, para distalizimit(T1) dhe pas distalizimit (T2). Ndryshimet që ndodhën u llogaritën duke marrë si referencë linjën sela-nasion (SN), planin palatal (PP) dhe planin vertikal pterigoid. Pjerrësia e OP (planit të okluzionit) u krahasua me SN, PP dhe planin mandibular. Të dhënat e mbledhura u llogaritën për të gjitha variablat e testuar dhe u përdor testi t për të vlerësuar rëndësinë e ndryshimeve mes distancës kohore.
Rezulatet
Koha mesatare totale e trajtimit ishte 8±2 muaj për të marrë një klasë të I molare. Në intervalin T1T2, tiping bukal i incizivit ishte 5°±3,6° (p<0,05), tiping distal i molarit ishte 8,9°±8,3° (p<0,001) dhe tiping i molarit të dytë ishte 8,2°±8,1° ( p<0.001). Molarët e parë dhe të dytë maksilar u zhvendosën ndjeshëm prapa me përkatësisht 2.8±3.2 mm (p<0.05) dhe 3.7±2.7 mm (p<0.001). Vetëm premolarët treguan një humbje ankorimi statistikisht të rëndësishme prej 2.7±3.3 mm (p<0.05), overjeti u rrit ndjeshëm në 1.3±1.2 mm (p<0.05). Për sa i përket OP, asnjë nga variablat e testuar nuk tregoi ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm midis T1-T2. Pas trajtimit në këta pacient u vu re se 63,5% e hapsirës u rikuperua nëpërmjet distalizimit molar dhe 36,5% e hapësirës nga mezializimi i premolarëve të parë maxilar. Pendulumi na ofroi një zgjerim dentar simetrik për të dyja anët përafërsisht 1,1 mm në muaj.
Konkluzioni
Ky aparat distalizimi është efektiv për spostimin distal të molarëve maxilar sidomos kur shtatat permanente skanë eruptuar akoma. Ai na sjell një përmirësim të raportit molar në njëkohë të shkurtër. Plani i okluzionit nuk tregoi ndryshime statistikisht të rëndësishme pas distalizimit molar.