Sytë e princeshës Simonida
Në vendet që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane, afresket dhe ikonat e kishave ortodokse shpesh shfaqnin imazhet e shenjtorëve, sytë e të cilëve janë gërryer. Ky fakt është përmendur shpesh nga shtegtarët në Ballkan në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, përfshirë këtu autorë të mirinformuar si konsulli i përgjithshëm francez në oborrin e vezirit të Epirit, Ali Pasha (Pouque-ville 1813: 114), konsulli i parë rus në Sarajevë (Gil'ferding 1859: 230, 313.), kleriku anglikan (Denton 1862: 90, 148, 197, 211), konsulli rus në Prizren (Jastrebov 1913), arkeologu rus (Kondakov 1909: 131, 178), arkeologu austriak (Kanitz 1909: II: 296, 358) dhe disa shtegtarë britanikë (Mackenzie dhe Irby 1878: I, 195–96; Durham 1909: 1909; 122; 1914: 91; Askew 1916: 64). Në të gjitha rastet, autorët e krimit thuhet se ishin turq ose shqiptarë, pra myslimanë, ndërsa motiv ishte shkatërrimi i ikonave/figurave dhe/ose barbarizimi. Fenomeni duket se është tipik ballkanik, që ngjallte habi dhe tmerr te lexuesi.