Në dekadat e fundit ka pasur shumë teori mbi autorësinë e veprave të William Shakespeare. Dyshime janë hedhur mbi autorësinë e vërtetë të veprave si dhe mbi jetën e tij. Të gjitha teoritë që kundërshtojnë origjinalitetin e autorësisë së William Shakespeare nuk janë të shëndosha, as akademike dhe as në përputhje me faktet historike. Në këtë artikull unë paraqes argumentet pse ishte William Shakespeare ai që shkroi me të vërtetë veprat e tij dhe askush tjetër dhe se të gjitha teoritë e tjera janë vetëm spekulime dhe trillime. Ky artikullështë shkruar mbi një periudhë të gjatë studimi mbi veprat e Shekspirit, jetën dhe stilin e tij dhe në koherencë me autorët kryesorë për jetën dhe veprat e tij.