AB

Arben Berisha

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
1
artikull
1
revistë
2026
Revista: Kosova

Artikuj (1)

Trazirat e vitit 2004 në Kosovë: ndikimi i tyre rreth fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës
Ky hulumtim ka të bëjë me situatën e përgjithshme në Kosovë gjatë administrimit ndërkombëtar, me fokus të veçantë trazirat e marsit të vitit 2004 në Kosovë dhe pasojat dhe efektet e këtyre zhvillimeve në procesin e statusit të Kosovës. Përmes konsultimit të dokumenteve, raporteve dhe literaturës mund të krijohet një pasqyrë më e qartë e efekteve që prodhuan këto trazira në procesin e fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Shihet qartë që deri te një situatë e tillë eskaluese kishin sjellë shumë rrethana sociale, politike dhe ekonomike. Një nga faktorët që kishte ndikuar në fillimin e trazirave, që ishte konstatuar nga shumë ekspertë politikë, ishte gabimi që kishte bërë administrata e përkohshme ndërkombëtare e OKB-së në Kosovë, që nuk kishte qartësuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Mosqartësimi i statusit të ardhshëm të Kosovës kishte filluar të shkaktonte shqetësime dhe frustrime te popullata vendore, sidomos tek ajo shqiptare. Prandaj mjaftonte një shkëndijë e vogël që situata të shpërthente. Një incident eskalues, i cili u përhap shumë shpejt, ndodhi me mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër në Mitrovicë. Zgjerimi shumë i shpejtë i demonstratave në Kosovë në vitin 2004 ishte një tregues i qartë se sa e brishtë ishte situata politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, andaj kjo bëri që faktori ndërkombëtar, sidomos OKB-ja, të fillonte të merrej shumë më seriozisht me procesin e hapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës. Edhe pse këto trazira dëmtuan reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, një fakt i pamohueshëm është se u përshpejtua hapja e bisedimeve rreth statusit të Kosovës që ishte një vendim i duhur dhe nuk mund të shtyhej më tutje çështja e statusit politik të Kosovës. Me këtë konstatim ishin pajtuar edhe shumë diplomatë ndërkombëtarë si: Holbrooke, Kai Eide, Martti Ahtisaari, prandaj pas një viti, në vitin 2005 edhe filluan përgatitjet duke u krijuar ekipi negociator që do të përfaqësonte Kosovën në bisedimet e Vjenës. Trazirat e marsit të vitit 2004 ishin një sinjal se status quo-ja nuk mund të vazhdonte më tej nga administrata e përkohshme e OKB-së në Kosovë.