Ymer Riza si përfaqësues muzikor i qytetit të Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë (në 60-vjetorin e vdekjes së Ymer Rizës)
"Në këtë punim do të trajtohet figura e Ymer Rizës, një ndër personalitetet, i cili ndikoi në mënyrë domethënëse në kul- turën muzikore të qytetit të Gjakovës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit njëzet. Theks i veçantë i vihet ndikimit të tij me ndryshimin që bëri kur kolektivizoi “muzikimin popullor tradicional duke e ndarë nga emërtimi i vjetër që ekzistonte në Gjakovë e që njihej me emrin “Tajfë”1. Përveç kësaj, figura e Ymer Rizës do të trajtohet në tri plane: në planin humanitar, në planin organizativ dhe në planin trashëgimor kombëtar. Gjithashtu, në këtë studim do të jepen të dhëna për regjistrimin e parë shqiptar (të Kosovës) të bërë nga Ymer Riza me shokë. Të gjitha këto kon- tribute të tij bënë që ai të vlerësohet si një figurë me vlerë identitare për qytetin dhe qytetarët e Gjakovës."