B

Bashkim Lajçi

36
artikuj
1
revistë
1970–2024
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (36)

Elemente apotropeike në doket e zakonet familjare te shqiptarët
Doket e zakonet tona në përgjithësi dhe ato familjare në veçanti ngërthejnë në vete lëndë të pasur nga trashëgimia jonë etnologjike. Në kuadrin e këtyre zakoneve vend të rëndësishëm zënë edhe ato me karakter apotropeik, me anë të të cilave njerëzit u mbrojtën nga ndikimet negative, qoftë me rastin e lindjes së fëmijës, qoftë me rastin e martesës, përkatësisht dasmës, dhe me rastin e vdekjes. Duke u nisur nga kjo, por edhe nga fakti se elementet apotropeike në zakonet familjare nuk janë trajtuar sa duhet, ne kësaj radhe do të bëjmë fjalë për disa nga këto elemente të cilat u përdorën më herët nga populli ynë, duke ofruar të dhëna për mënyrën e mbrojtjes dhe për ndikimin që kishin këto mënyra në momente të caktuara të jetës së njeriut tonë.