“Rrojta veç të lë një këngë! Rrojta veç të lë një vepër!
Këto javë u shua dhe na la shkrimtari elbasanas, Hyjni Ceka. Përcjelljen me nderime e meritonte se qe një krijues me shumë përmasa. Dhe unë këtu do të mundohem të skicoj disa nga ato.Përmasa e parë e karakterit të tij qe ajo njerëzore, humane.
E njihja Hyjniun prej kohësh. Dhe më ka lënë mbresa komunikimi i tij me të tjerët; komunikim i thjeshtë, i përzemërt, i çiltër. Veç jo me çfarëdolloj njerëzish…