Kontrolli automatik në robotikë
Robotika është shkenca dhe teknologjia e robotëve, dizenjimit, prodhimit dhe përdorimit të tyre. Roboti është një manipulator i riprogramueshëm i dizenjuar për të lëvizur në mënyrë të specifikuar nëpërmjet lëvizjeve të programuara. Në këtë projekt do të ndërtojmë një robot të lëvizshëm në mënyrë të pavarur, automatike. Kjo nënkupton që roboti do të jetë i aftë në njohjen e pengesave që do të hasë gjatë rrugës dhe shmangjen e tyre me sukses.
Droni e ardhmja në dorën tënde
Një dron është një makinë pa pilot e përdorur nga njerëzit përmes kontrolluesve. Integrimi i droneve dhe teknologjisë në internet (IoT) ka krijuar raste të shumta të përdorimit të tyre në aktivitete të ndryshme. Në këtë projekt, ne do të përdorim sensorin me shpejtësi të thjeshtë dhe lehtësisht të disponueshëm mikrokontrolluesin STM32 32-bit, që funksionon në 90MIP me 128KB Flash dhe RAM 20KB. Me këto parametra, droni do të jetë në gjendje të njohë statusin e vërtetë të mjedisit ku do të përdoret. Gjithashtu, do të bëjmë të mundur edhe kontrollin automatik të dronit. Me ndihmën e një motori të vogël servo, droni skanon zonën si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u kthyer. Përmes përdorimit të sensorit ultrasonik, droni do të kontrollojë prezencën e pengesave dhe do të vetë rregullojë lëvizjen e tij, duke dërguar komanda në bordin e Arduinos. Në varësi të sinjalit të pranuar të hyrjes, mikrokontrollori Arduino dërgon dronin ne një drejtim tjetër nëpërmjet drajverit të motorrit IC.