Përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të bregut të detit
Në këtë punim do të përpiqemi të trajtojmë disa përqasje gjuhësore midis së folmes së Gumenicës së Vlorës dhe të folmeve të Bregut të Detit. Synimi i këtij punimi është njohja e tipareve të përbashkëta dhe dallimet gjuhësore midis këtyre të folmeve, duke i krahasuar në disa raste edhe me shqipen standarde. Ritet, mitet, besimet dhe veçoritë gjuhësore të këtyre të folmeve lidhen ngushtë edhe me historinë e përbashkët të krahinave. Vëmendja përqendrohet tek veçoritë e përbashkëta në rrafshin fo- netik dhe morfologjik. Afria midis këtyre të folmeve dëshmohet qartë përmes fakteve dhe dukurive gjuhësore, të cilat shpjegohen me rregullsitë e evolu- cionit të sistemit fonetik dhe të strukturës morfologjike të shqipes. Metoda e përdorur është ajo e analizës dhe e krahasimit. Për realizimin e kësaj trajtese jemi mbështetur në studimin tonë për të folmen e Gumenicës dhe fshatrave përreth në Labërinë e Poshtme, si edhe në punimet e studiuesve shqiptarë për
të folmet e Bregdetit.