AS

Arta Sakja

Albanian University
1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Optime

Artikuj (1)

Komunikimi publik në periudhën e karantinimit në Shqipëri si komunikim në krizë
Ky punim trajton komunikimin dhe qasjet e liderëve politikë ndaj pandemisë përgjatë karantinimit të popullsisë për shkak të Covid-19 në Shqipëri në rrjetet sociale duke vëzhguar rrjetet sociale të Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (PS), Lulzim Basha, kryetar i opozitës(PD.).Punimi përdor vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe analizat cilësore si metoda të punës. Në këtë punim argumentohet fakti së gjatë  periudhës së karantinës liderët e ndryshëm politikë në Shqipëri përdorën cilësitë e internetit dhe rrjeteve sociale (komunikimin horizontal, karakterin e përbotshëm, shumëfishimin e menjëhershëm të audiencës, mundësinë për ndërveprim të menjëhershëm, të shpejtë dhe jo të kushtueshëm) për të shpërndarë mesazhet e tyre si edhe për të përforcuar pozicionet e tyre si përfaqësues të mazhorancës apo opozitës.Ky komunikim ka tiparet e komunikimit në krizë dhe vë përballë jo thjesht dy liderë, por dy qasje te ndryshme sipas roleve të aktorëve politikë në përballimin e krizës shëndetësore.