AD

Ardita Dylgjeri

1
article
1
journal
2021
Journals: Albanon Journal

Articles (1)

“Ligji i pashkruar” në këndvështrimin e studiueses Margaret Hasluck
Ligji i pashkruar i shqiptarëve ka qenë (dhe akoma është) një corpus iuris unik në formën dhe organizimin e vet, një burim tërheqjeje i pafund për një numër të konsiderueshëm studiuesish shqiptarë dhe të huaj. Te grupimi i dytë i studiuesve mund të përmendet kontributi që kanë dhënë: Edith Durham, Margaret Hasluck, Rose Wilder Lane etj. Disa pohojnë se bërthama e tij është po aq e vjetër sa Homeri, disa të tjerë e cilësojnë “mesjetar”, por të gjithë bien dakord në një pikë: kur e cilësojnë atë si thelbin e jetës malësore, një anakronizëm të shkëlqyer, dhe (në këndvështrimin e të huajve), barbar1 në kapërcyellin e Europës moderne. Sot ekzistojnë dy burime kryesore informacioni për ligjin e pashkruar të shqiptarëve, më specifikisht për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Njëri është përshkrimi i ligjit të pandryshueshëm, të gjithëpushtetshëm dhe gjithëpërfshirës sipas studiueses Edith Durham në “High Albania/Shqipëria e Epërme”(1909). Tjetri është një tekst i Kanunit i bazuar në kërkimet e bëra nga një prift kosovar, Shtjefën Gjeçovi dhe i botuar nga Françeskanët në Shkodër në vitin 19532. Shkrimet e Edith Durham për Kanunin janë tërheqëse dhe shumë të lexuara. Ndryshe nga përshkrimet e Durham, teksti françeskan ishte menduar të shkruhej si një kod ligjor, sipas përcaktimit perëndimor të këtij termi.