AH

Arben Hoxha

20
artikuj
1
revistë
15–2022
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (20)

Përvojat e perceptimit estetik të vetmisë në letërsinë shqipe
Në këtë punim do t’i shtjellojmë modelet e përvojave të perceptimit estetik në letërsinë shqipe, objekt i të cilave është vetmia. Perceptimi estetik është një aftësi njohëse, e cila i zbulon cilësitë që përmbajnë objektet perceptuese, marrëdhëniet, si dhe kapacitetet e tyre për të prodhuar efektet në procesin e ndriçimit të gjendjeve njerëzore. Nëpërmjet fenomenologjisë së perceptimit estetik, si pjesë përbërëse e filozofisë së perceptimit dhe filozofisë së mendjes, në këtë punim, fillimisht, do t’i vëmë në pah lidhjet si dhe dallimet që ekzistojnë midis përvojës së perceptimit kognitiv dhe përvojës së perceptimit estetik, për t’u ndalur, më pas, në evidentimin e dallimeve që ekzistojnë midis objektit estetik dhe objektit njohës të vetmisë, si përbërës të përmbajtjeve të ndryshme të përvojave perceptimore. Në këtë punim, gjithashtu, do të bëjmë tipologjizimin e përvojave mbizotëruese të perceptimit estetik në letërsinë shqipe, përmbajta e të cilave përcaktohet nga vetitë e ndryshme të vetmisë, si objekt estetik, për t’u fokusuar më pas në modelin fenomenologjist të perceptimit me përqendrim në veprën prozaike të Teki Dërvishit.