AD

Alva Dani

1
artikull
1
revistë
2023
Revista: Studime Filologjike

Artikuj (1)

Fishta dhe himnet e shenjta të Manzoni-t
Përkthimet e Gjergj Fishtës janë një kontribut me mjaft vlerë për kohën kur u sollën dhe një argument me shumë interes që sot meriton të zgjerohet dhe të analizohet, ashtu siç bëhet me tërësinë e veprës së këtij autori mjaft të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Përkthimi është një veprimtari tunduese për çdo shkrimtar e filolog, një veprimtari për të cilën kanë nevojë të gjitha kohërat dhe të gjitha kombet. Shqipëria e pas 1900-ës, kishte nevojë të ethshme për përkthime, për letërsi dhe për shkrimtarë të mirë, megjithëse nuk kishte asnjë shkollë të mirëfilltë përkthimi. Por duhet thënë se kishte disa përkthyes me ndërgjegje të lartë intelektuale që i dhanë vlerë dhe profesionalizëm përkthimit duke u bërë pikënisja dhe pika referimi e përkthimeve në gjuhën shqipe. Puna e një përkthyesi, do të shprehej në një intervistë përkthyesi i njohur Shpëtim Çuçka1, duhet vlerësuar jo aq me kutin e kohës, kur ai ka punuar, por me qëndrueshmërinë e parimeve përkthimore që ai ka ndjekur dhe të vlerave që ka arritur.