AK

Alfred Kopani

1
article
1
journal
2021
Journals: Albanon Journal

Articles (1)

Elbasani në shekuj, qëmtuar nga pena të arta franceze
Gjithçka e vyer, e shenjtë shpirtërore dhe patriotike, lartësohet përgjatë një Antologjie përmbledhëse e studimore, të përkthyesit të talentuar Fotaq Andrea, bashkëpunëtor e pasues i mjeshtrit të madh të përkthimeve, Jusuf Vrioni, në librin e dalë para pak kohe, Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007), një volum prej rreth 800 faqesh. Para së gjithash, meritojnë të kryesohen shkrimet e portreteve, të ngritura në majat e kësaj vepre, filluar me Skënderbejadën (disa materiale për herë të parë); për figura madhore që kanë bërë histori: Kostandin Kristoforidhi, Ali Pashë Tepelena, Lordi Bajron, Mehmet Aliu, Konteshë Dora d’ Istria, Vaso Pasha, Jeronim De Rada, Faik Bej Konica, Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Bubulima, Tefta Tashko Koço, shënjtorja Nënë Tereza, si dhe flamurtari i frankofonisë shqiptare, Jusuf Vrioni dhe sfinksi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Përgjatë historisë shekullore, Elbasani, si mbarë trojet iliro-shqiptare, është përballur gjithmonë me alternativën historike, ose drejt shuarjes, përballë dyndjeve të furishme, ose drejt tkurrjes, e qëndresës së mbijetesës, paguar me çdo çmim. Kontributi i Elbasanit do jepte frytet e veta në Evropë e më gjerë, duke u vlerësuar e nderuar, veçanërisht për atë që ka dhënë shumë për të tjerët e pak për veten. Dhe një nxitje për t’u thelluar më shumë në këtë drejtim është libri në fjalë, ku citimet me një vërtetësi të thekshme të njëqind e dyzet mjeshtrave francezë, kanë qëmtuar me kujdes, virtytin, krenarinë, dinjitetin dhe fisnikërinë shqiptare në përgjithësi dhe atë elbasanase në veçanti. Le të veçojmë shkrimet perlë të mjeshtrave të penës: Hygo, Dyma, Flober, Zh.Vern, Apoliner etj.; jehonat e eseve filozofike të Montenjit, Lamartinit e Volterit; penelatat e piktorëve: Koro, Delakrua, Dypre, Lear, Valerio etj., mbresat, udhëpërshkrimet nga diplomatë e njerëz të respektuar: Gijom Adam, Ogust Dozon, Viktor Berard, Fransua Pukëvil, Justin Godar, Robert d!Anzheli, Mathie Aref etj.