Arti, historia dhe hapësira publike në Shqipërinë bashkëkohore:
"Alban Hajdinaj është një artist, puna e të cilit përqendrohet te ndikimi i politikës në kontekstin monumental të Shqipërisë bashkëkohore. Përmes medieve të ndryshme (sende, fotografi, video dhe piktura) ai ngre dyshime kritike mbi shndërrimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Në këtë intervistë, ai bisedon me kërkuesin Alessandro Gallicchio, që kryen studime mbi artin bashkëkohor në vendet e Ballkanit. Ata flasin mbi krijimet e Hajdinajt në lidhje me mënyrën se si strukturat e pushtetit ndikojnë mbi perceptimet e trajtën e hapësirës publike dhe të kujtesës historike në Shqipërinë e sotme. Biseda e tyre hulumton se si arti mund të angazhohet në mënyrë kritike ndaj shfaqjes së pushtetit dhe të propozojë narrativa të reja historike.