AD

Alban Dobruna

ORCID
5
artikuj
1
revistë
2009–2021
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (5)

Konferenca e Bujanit gur themeli i shtetësisë së Kosovës
Në prill të vitit 1941, shtetet e bllokut fashist sulmuan Jugosllavinë, duke e shpërbërë dhe copëtuar atë. Fatin e Jugo- sllavisë e përjetuan edhe trevat shqiptare që ishin nën sundimin e saj, ngase ato u ndanë në tri zona pushtimi: gjermane, italiane dhe bullgare. Në këtë punim shkencor do të përpiqem të elaboroj fillimin e konfliktit ndërmjet pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe dëshirën e popullit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti atij të Kosovës, për çlirimin dhe zgji- dhjen e çështjes kombëtare. Organizimi më i rëndësishëm i shqiptarëve të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është Konferenca Bujanit, mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 dhe 2 janar 1944. Në Rezolutën e saj, përveç tje- rash, thuhet se populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, shpreh vullnetin e tij të lirë që, pas Luftës, Kosova t’i bashkohet shtetit amë – Shqi- përisë.