VB

Valentina Bonizzi

1
artikull
1
revistë
2023
Revista: Studime për Artin

Artikuj (1)

Si fillohet një kalendar
Kalendarët ishin një ndër elementet e përfshira në ekspozitën e parë të Ditarëve: LindArt & Shoqata e Grave Artiste Shqiptare. Ekspozita u hap më 2022, në vijim të përpjekjeve disavjeçare nga ana ime, për të zhbiruar punën e shoqatës “Linda”, shoqata e parë dhe e vetme e grave artiste në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist më 1991. E konceptuar më 1993 dhe e themeluar më 1994 nga 14 gra artiste që ishin pjesë e skenës artistike në atë periudhë, “Linda” iu përgjigj nevojës për të krijuar mundësi të reja për të mësuar, në një kontekst ku traditat e vjetra patriarkale vazhdonin të formësonin zhvillimin e kulturës dhe të artit pamor. Në vitin 2000, kolektivi hapi Qendrën Kulturore “LindArt”, dhe midis viteve 2001 dhe 2010 kjo qendër ndërtoi një program ku përfshiheshin ekspozita, punëtori dhe të tjera ngjarje.