Kognicioni shpirtëror nëpërmjet artit dhe estetikës në kulturën materiale utilitare neo-eneolitike
Arti dhe estetika janë manifestim i ndjenjave që burojnë nga frymëzimi, i cili lidhet me çështje shpirtërore. Veçantitë e objekteve gjejnë shprehje në formë, motive dhe teknika të caktuara të realizimit. Në punim trajtohen aspekte të artit dhe estetikës të objekteve utilitare të një koleksioni specifik muzeologjik të periudhës së neolitit dhe eneolitit nga trashëgimia arkeologjike e Kosovës. Periudha e neolitit u ka-karakterizua nga kultura të ndryshme, një formë e organizimit shoqëror dhe po ashtu një praktikë uniforme e varrimit. Në periudhën suksesive, për-hapja dhe përdorimi gjerësisht i metalit të bakrit, për çfarë e mori emrin epoka e eneolitit, nuk ishte faktor i ndryshimeve domethënëse në raport me periudhën paraprake.