S

Shkelqim Millaku

2
artikuj
2
revista
2026–2027
Revista: Gjurmime Albanologjike KËRKIME PEDAGOGJIKE

Artikuj (2)

Fjalia e përbërë pa mjete lidhëzore
Pikësimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e fjalive si nga ana e modalitetit, qëllimit të thënies, ashtu edhe të strukturës së fjalisë. Në këtë studim do të flasim për rolin e intonacionit në periudhën asindetike, e cila karakterizohet nga mungesa e lidhëzave dhe fjalëve lidhëse. Në ligjërimin e folur, periudha asindetike veçohet nga into- nacioni, i cili, veç të tjerave, në disa raste shërben si mjet për t’i dalluar fja- litë. Studimi do të kompletohet duke i analizuar llojet e fjalive asindetike me marrëdhënie shtesore, këpujore, sqaruese, përqasëse, përcaktore, kryefjalore, kundrinore, shkakore, rrjedhimore, kohore etj. Roli i pikësimit dhe tërësia e shenjave që përdoren për këtë qëllim, pra për krijimin e fjalive, janë shumë të rëndësishme për periudhën asindetike. Intonacioni dhe presja (pikëpresja, pika, pikëpyetja, pikëçuditja, dy pikat) do të analizohen në fjalitë e përbëra pa mjete lidhëzore.
Lidhshmëria e gjuhës shqipe ndërmjet plan-programeve parauniversitare dhe atyre universitare
Mësimnxënia dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe, si në nivelin parauniversitar, ashtu edhe në atë universitar ka lidhshmëri, por në nivel vendi e kombi ka edhe dallueshmëri, si në plan-programet ‘kurrikulat’ parauniversitare, ashtu edhe në ‘programet’ universitare, të cilët përmes tyre, po krijojnë hapësirë lehtësuese e sfiduese për ta mësuar, ligjëruar e zotëruar gjuhën shqipe. Kumtesa ime do t’i trajtojë disa çështje. Çështjen e parë që do ta analizojmë në këtë kumtesë janë disa plan-programe parauniversitare të gjuhës shqipe dhe në çështjen e dytë, duke ju referuar kurrikulave parauniversitare do t’i përshkruajmë, por edhe do ta zgjerojmë fokusin në programet universitare, të cilat përgatisin mësimdhënës të gjuhës dhe letërsisë shqipe; të gjuhës shqipe apo të letërsisë shqipe. Programe të tilla, a janë apo nuk në përputhshmëri për të nxjerrë mësimdhënës të kualifikuar për gjuhën dhe letërsinë shqipe? Çështjet në fjalë duhet të kenë lidhshmëri të ngushtë ndërmjet tyre, mirëpo ka raste që duhet të kërkohet harmonizim, unifikim dhe standardizim të detyruar, në mënyrë që gjuha shqipe të mësohet, studiohet e ligjërohet në nivel vendi e kombi me programe kombëtare të kodifikuara e të standardizuara.