Projekt me vlerë dhe peshë të madhe për epikologjinë shqiptare, por edhe ato ballkanike, evropiane dhe botërore
Përmbajtje e shkurtër: Projekti Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, 2012-2016, i miratuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar nga studiuesi Zymer Ujkan Neziri, ku janë përfshirë të gjitha krahinat shqiptare edhe nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari e deri në Kërçovë, Medvegja, Bujanoci, Preseva, Kraja, Tivari dhe Malësia e Madhe me qendër në Tuz, (shkurt: Projekti E5), është pjesë e përpjekjeve për përgatitjen e Dosjes së Eposit të Kreshnikëve për UNESCO, të cilit i kushtohet libri me shumë rëndësi Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016, Dëshmi dokumentare për trashëgiminë kulturore në Ballkan 2012-2016, studiuesi Zymer U. Neziri, të cilin e ka hartuar, udhëhequr dhe realizuar, e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në shtatë trajtesa shtjelluese në: 1. Hyrje, 2. Vlera e Eposit të Kreshnikëve, 3. Përhapja e Eposit të Kreshnikëve sot, 4. Rreziku i ekzistencës së eposit tonë, 5. Metodologjia e realizimit të Projektit E5, 6. Rëndësia e realizimit të Projektit E5 dhe 7. UNESCO.