LB

Lirije Bytyqi-Beqiri

Pedagogic Institute of Kosovo
1
artikull
1
revistë
1970
Revista: KËRKIME PEDAGOGJIKE

Artikuj (1)

Aplikimi i qasjes ndërlëndore në arsimin fillor
Qasja ndërlëndore është një kërkesë e kurrikulës së re, e cila synon të integrojë njohuritë nga fusha të ndryshme për të nxitur mësim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm për nxënësit. Ky studim kishte për qëllim të shqyrtojë zbatimin e qasjes ndërlëndore në arsimin fillor në Kosovë, duke analizuar perceptimet e përvojat e mësimdhënësve, mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë zbatimit të kësaj qasjeje. Për të arritur qëllimin e përcaktuar për këtë studim, kemi përdorur metodologji të kombinuar, duke kombinuar qasjen sasiore dhe cilësore. Të dhënat i mblodhëm përmes pyetësorëve me mësimdhënësit e arsimit fillor, intervistave me kryesues të aktiveve profesionale (departamenteve të shkollave) në arsimin fillor, si dhe përmes analizës së planifikimeve mësimore (planeve vjetore, dymujore, javore dhe përgatitjeve mësimore) të hartuara nga mësimdhënësit e arsimit fillor. Popullatën e hulumtimit e përbëjnë mësimdhënësit e arsimit fillor në shkollat publike në Kosovë, ndërsa mostrën e kemi përzgjedhur duke u bazuar në disa kritere, të cilat sigurojnë përfaqësim të balancuar të mësimdhënësve në shkolla të ndryshme. Rezultatet tregojnë se zbatimi i qasjes ndërlëndore në procesin mësimor në arsimin fillor është i kufizuar. Qëndrimet pozitive dhe përdorimi i disa praktikave të qasjes ndërlëndore tregojnë një përpjekje dhe gatishmëri të mësimdhënësve për zbatimin e saj. Për të siguruar një zbatim efektiv, është e nevojshme mbështetja e mësimdhënësve me trajnime adekuate, udhëzime konkrete, burime e materiale të nevojshme mësimore, pajisje teknologjike, përmirësim të infrastrukturës, si dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet mësimdhënësve.