KK

Klara Kodra

7
artikuj
2
revista
1971–2023
Revista: Studime Filologjike Gjurmime Albanologjike

Artikuj (7)

Romani “Sofia kominiate” i Santorit dhe “të fejuarit” e Manzonit: ngjashmëri dhe dallime
Santorin mund ta konsiderojmë të parin romancier shqiptar falë veprës së tij të pabotuar arbërisht (romanin “Sofia Kominiate”), të cilësuar pozitivisht dhe nga De Rada në revistën e tij “Fjamuri i Arbërit”. Cilësimi i De Radës tërheq vëmendjen ndaj veçantisë së këtij përpilimi të Santorit, i cili grish të shtrohen krahasime apo reflektime përqasëse me një autor të njohur të letërsisë italiane, pikërisht, Alessandro Manzonin (1785-1873). Do të parashtrojmë në këtë trajtesë tonën ndikimin që mendojmë se Santori kishte nga ky autor, duke vënë në dukje tipare ngjashmërie në personazhe të të dy veprave. Ne i mbahemi mendimit, siç e kemi shprehur edhe në studime të mëparshme, që duke shkruar romane, Santori nuk u nis thjesht nga ndjenja e një detyre patriotike për t’i falur kombit të vet një lloj të ri si mendojnë disa studiues, po nga një frymëzim i brendshëm që e shtynte të plotësonte gjinitë e tjera që lëvroi, poezinë dhe dramaturgjinë me një lloj të veçantë të prozës, siç ishte lloji proteiform dhe i paparashikueshëm i romanit.