I

Izaim Murtezani

6
artikuj
1
revistë
2005–2028
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (6)

Hierofania e gurit (sipas disa shembujve të traditës sonë folklorike)
"Në këtë trajtesë shkencore shtjellohet kryesisht motivi folklorik, apo më mirë thënë – mitologjema që i dedikohet gurëzimit të botës njerëzore nga qeniet mbinatyrore, përkatësisht nga zanat. Në bazë të shembujve konkretë mëtohet të depërtohet në logjikën arkaike mitike dhe njëkohësisht të justifikohet veprimi i protagonistëve folklorikë dhe mitikë. Në të vërtetë, gurëzimi i njerëzve nga krijesat mitike – zanat – është pasojë e komunikimit joadekuat midis botës njerëzore dhe asaj mbinatyrore, si dy botë të veçuara dhe me kode të ndryshme veprimi, madje edhe të anasjella. Në përmbajtjen e punimit shkencor shqyrtohen dy lloje të gurëzimit: njëra e cilësuar si metamorfozë reverzibile (rikthyese) kur qeniet njerëzore, përkatësisht krushqit, pas gurëzimit të përkohshëm sërish kthehen në jetë apo në gjendjen fillestare. Ndërkaq, gurëzimi i dytë i cilësuar si metamorfozë ireverzibile (jokthyese) ka të bëjë me motive folklorike dhe mitike kur qeniet e gurëzuara njerëzore nuk mund të kthehen në jetë, por vazhdojnë ekzis- tencën e mëtejme në trajtë inorganike, përkatësisht në atë të ngurosur. Ndëshkimi që jetësohet në trajtë të metamorfizimit të qenieve njerëzore në qenie joorganike apo gurë, sipas besimit tradicional, është fryt i ndonjë mëkati paraprak apo sakrilegji që ushtrohet në raport me qeniet mbinatyrore apo shkelje e ndonjë kodi që rregullon marrëdhëniet familjare apo shoqërore."
Libër që thellon njohuritë për epikologjinë shqiptare
Libri me titull Gjurmime të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan: Kërkime në fonde arkivore të Harvardit dhe në disa vise të Ballkanit, i shkruar nga epikologu tanimë i njohur gjerësisht jo vetëm ndër ne, por edhe më gjerë, dr. Zymer Neziri, paraqet vëllimin e pestë në vazhdën e vëllimeve të tjera paraprake, që publikohen nën siglën Studime për folklorin. Publikimet e kësaj natyre me siguri se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi autori tanimë një kohë të gjatë ka krijuar profilin e tij serioz të një mbledhësi dhe studiuesi të përkushtuar të krijmtarisë folklorike, në veçanti në fushën e epikës, apo më konkretisht, në Eposin e Kreshnikëve. Edhe libri i tashëm, të cilit i referohemi në vazhdim, është i kësaj natyre, pasi brenda kopertinave të tij përmban trajtesa të ndryshme shkencore, që kanë të bëjnë me preokupimet e thella e të përhershme për të gjithë këta lahutarë, veçmas të Sanxhakut, se ishin me përkatësi shqiptare.