GA

Gëzim Aliu

5
artikuj
1
revistë
15–2032
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (5)

Rrëfimtarët e Kutelit
Në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mitrush Kuteli boton disa libra me tregime. Përveç gjuhës së këndshme, rrëfimit të ngjarjeve e storieve, përshkrimeve, ndërtimit të atmosferës, aftësisë për ta përfshirë lexuesin në botën fiksionale që ndërton, veçanti kryesore e tregimeve të tij është përdorimi i rrëfimtarëve. Në këtë punim merremi me hetimin dhe analizimin e tipave të rrëfimtarëve (narratorëve), te një numër tregimesh të Kutelit. Kur rrëfimtari në një tregim është edhe personazh, pra gjendet brenda botës së rrëfyer, atëherë, në këtë punim domosdo që herë pas here shprehim edhe mendime e vlerësime për perso- nazhet, kryesisht për veprimet e tyre, por edhe psikologjinë.
Letrarizimi i personaliteteve historike në disa romane të Kadaresë
Ismail Kadare është shkrimtar i temave të mëdha, që kanë të bëjnë me shtetin, pushtetin, ideologjitë, politikën, krimet shtetërore. Në pjesën më të madhe të romaneve të tij hasim praninë e këtyre temave e motiveve, që lidhen si me të kaluarën historike, ashtu edhe me kohën e autorit real, periudha komuniste. Si rrjedhojë, Kadare i letrarizon disa figura historike, nga Skënderbeu e Ali Pashë Tepelena deri te Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Kur këto personalitete futen në fiksion, ndodh shndërrimi i tyre në personazhe letrare. Pyetja qendrore e punimit është: si i ndërton Kadare këto personazhe? Ky studim përpiqet të japë përgjigje.