ES

Emine Sadiku Teichmann

2
artikuj
1
revistë
2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (2)

Struktura reciproke me emra valentë
Në punimin që vijon do të bëhet fjalë për një dukuri gjuhësore jo shumë të trajtuar në studimet shqiptare. Mendimet dhe paraqitjet teorike do të ilustrohen me material gjuhësor të marrë nga proza e një autori interesant nga Elbasani. Për më tepër, proza e tij trajton e përshkruan jetën që rrjedh mjediseve të qytetit Elbasan e të disa trevave rurale rreth tij. Autori quhet Safet Sadiku. Për lexuesin elbasanas e më gjerë Safet Sadiku është i njohur nëpërmjet shkrimeve të shumtë në gazetën “Shkumbini”. Përmbi 20 vjet ai debutoi me sukses në këtë organ duke provuar të gjitha zhanret e publicistikës, si artikujt problemorë, ata informativë, kritikën letrare etj.Për një kohë shumë të gjatë shërbeu si mësues në zona të thella të vendit, më gjatë në krahinën e Shpatit. Përvoja në gazetë dhe në detyrën e nderuar të mësuesit e ka nxitur të qëmtojë ngjarje dhe episode nga jeta e përditshme, t’i trajojë ato me pjekuri krijuese në librat e tij artistikë. Safeti, si njohës i thellë i karakterit të shpatarakut, ka depërtuar në botën e tij të brendshme dhe që andej është përpjekur të nxjerrë në pah vlerat universale të banorëve të kësaj treve të nderuar. (Shih dhe: Pupuleku, M.: Parathënie e vëllimit “Tregimet e Shpatit”, Elbasan, 2006, f.3) Proza e këtij autori ka bërë objekt letrar edhe shumë aspekte nga jeta në qytetin sa të lashtë, aq dhe modern të Elbasanit. Figurat e tij, personazhet, që gjëllijnë në prozën e botuar të këtij autori, janë njerëz me veçori të spikatura, pozitive ose negative. Një pjesë e mirë e episodeve janë ngjarje të periudhës famëkeqe të tranzicionit shqiptar.
Elbasanishtja me syrin e një gjermani - Rrëfim i Gustav Weigand-it
Shqipen fillova ta studioj teorikisht me gramatikën e G. Meyer, pastaj praktikisht vazhdova në Manastir te zoti Qiriazi, me të cilin u njoha dhe ushtrova toskërishten. Në dimrin e vitit 1889- 1890 në Athinë me një student nga Elbasani, Efraim Gjini, u njoha me të folmen e Elbasanit, që i përket dialektit të gegërishtes jugore. Më vonë mbajta në universitet shumë kurse mbi gramatikën dhe historinë e gjuhës shqipe. Eksperienca që fitova gjatë këtyre kurseve, ma bëri të qartë se mungonte një mjet i rëndësishëm që siguron suksesin, një gramatikë praktike e gjuhës shqipe. Si gramatika e G. Meyer, ashtu dhe Gramatika e Gj. Pekmezit, botuar në vitin 1908, nuk janë të përshtatshme për këtë funksion. Prandaj mora përsipër ta kryeja vetë këtë detyrë. Në vitin 1909, në verë, shkova në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Atje bëra studimet e nevojshme, mbi bazën e të cilave ndërtova gramatikën. Në pranverën e vitit 1912 u nisa prapë për në Elbasan. Këtë udhëtim, ashtu si dhe udhëtimin e parë e mbështeti financiarisht fondacioni “Albrecht” (të cilin e falenderoj përzemërsisht). Udhëtimi në Elbasan kishte për qëllim plotësimin e gramatikës së konceptuar dhe korrigjimin e vendeve të caktuara në tekst. Duhej që gjithçka e konceptuar dhe e shkruar nga një joshqiptar të kishte një pamje korrekte shqipe. Zoti Simon Shuteriqi i kaloi me mua të gjitha materialet e paraqitura. Një ndihmë të madhe më ofroi dhe kryeprifti, papa George Germanos. Si herën e parë dhe herën e dytë më siguroi një banesë mikpritëse. Banorët e tjerë të shtëpisë, ku gjendej banesa ime, si dhe vizitorë të rastit, miq e të njohur të tjerë më ndihmuan në punën time duke bërë të mundur shmangien e informacionit të njëanshëm.