D

Drita Halimi-Statovci

34
artikuj
1
revistë
1970–2022
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (34)

Pullat postare të Republikës së Kosovës
Punimi paraqet përpjekje për një shkrim kërkimor nismëtar për pullat postare të Republikës së Kosovës. Andaj, këtu ofrohen përshkrime, citime ligjesh postare, tonat e të huajat, literaturë për krahasim, si të huajën, ashtu edhe literaturën shqipe, ndonjë teori për pullat postare për krahasim, mjaft fotografi të pullave postare e të tjera, vetëm e vetëm për të kuptuar sa më mirë problematikën e pullave tona postare. Pullat postare janë letra të disenjuara që kanë vlera dhe janë dëshmi që shërbejnë për pagesën e shërbimeve postare. Posta e Kosovës emeton emisione të pullave postare që nga viti 2000, fillimisht nën mbikëqyrjen dhe administrimin e UNMIK-ut, respektivisht nën mbikëqyrjen e Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Pas shpalljes së pavarësisë më 2008, pullat postare emetohen nga Posta e Republikës së Kosovës, dhe sot vazhdon emetimi, po ashtu nga Posta e Republikës së Kosovës, por me emërtimin vetëm Kosovë. Pullat postare promovojnë vlerat e Kosovës, si ato historike, ashtu edhe vlerat e trashëgimisë natyrore, vlerat e trashëgimisë kulturore të fushave të ndryshme, vlerat kombëtare dhe emra të dalluar të fushave dispersive të shkencës, të artit, të sportit, pastaj vlerat në fushën ekonomike dhe shoqërore, vlerat artistike e vlera të tjera që janë identitet i shtetit të Kosovës. Me gjuhën globaliste do thosha se pullat postare kanë impakt te përdoruesi dhe më gjerë, qoftë ky informativ, qoftë mbresëlënës, i këndshëm dhe frymëzues ose qoftë thjesht vizual.