B

Bledar Kondi

2
artikuj
1
revistë
2014–2023
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (2)

Praktikat e trefishta magjiko-rituale në sferën kulturore të vdekjes dhe të zisë
Qytetërimet e botës antike, fetë e mëdha dhe shumë shoqëri tradicionale i atribuojnë numrit tre një fuqi magjike dhe vlerë vitale që depërton, modelon dhe shpjegon çdo fjalë të shqiptuar tri herë, çdo veprim të kryer tri herë, çdo simbol të vizualizuar tri herë në ngjarjet mitike dhe inskenimet e tyre rituale. Nisur nga kjo perspektivë, ky punim do të fokusohet veçanërisht te kuptimi, funksioni dhe simbolizmi i numrit tre në përfytyrimet mitike, besimet popullore dhe praktikat rituale të vdekjes dhe të zisë në hapësirën kulturore shqiptare: përse shpirti i të vdekurit rrotullohet tri herë rreth trupit të tij? Përse gjamatari bërtet tri herë “mjeri u o vllau em!”? Përse i vdekuri ulet e ngrihet tri herë para se të nxirret nga shtëpia? Përse pjesëmarrësit pas varrimit hedhin tri herë ujë pas shpine? Përse zija e madhe zgjat tri ditë?