AR

Artela Roshi

1
artikull
1
revistë
2022
Revista: Optime

Artikuj (1)

E drejta për azil në Shqipëri dhe politikat kundër migracionit të paligjshëm
E Drejta për azil në Shqipëri është pjesë e të drejtave thelbësore të njeriut dhe lirive të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionit vendas. Duke filluar nga periudha e errët e komunizmit në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri, deri më sot, e drejta për azil ka evoluar vazhdimisht. Ky artikull do të fokusohet në një analizë të së drejtës për azil në kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe në vecanti në Shqipëri, duke trajtuar gjithë zhvillimin e tij dhe fokusuar në rregullimin aktual të kësaj të drejte në legjislacion. Punimi do të hedhë dritë mbi zhvillimin e të drejtës për azil në legjislacionin shqiptar duke analizaur dimensionet e kësaj të drejte nga legjislacioni ndërkombëtar dhe vendas. Për më shumë, trajtimi i azilkërkuesve është kthyer një subjekt trajtimi në rritje nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, gjatë zbatimit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Analizat e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut do të ndihmojnë të kuptuarit e detyrimeve/standardeve ndërkombëtare në fushën e azilit në Shqipëri. Në përfundim, artikulli do të nënvizojë qasjen e të drejtës së azilit parashikuar në legjislacionin shqiptar në kuadër të përafrimit të tij me standardet e njohura ndërkombëtare.