AD

Arbnora Dushi

30
artikuj
1
revistë
1970–2023
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (30)

Autori dhe libri i parë nga folkloristika në kosovë: rrethanat krijuese të autorit dhe rrugëtimi i penguar i librit
Në këtë trajtesë, duke i analizuar rrethanat historike e politike të kohës kur jetoi dhe veproi Zekeria Rexha (1910-1972), do të hedhim dritë mbi formimin e tij intelektual për të kuptuar më në detaje pikëpamjet e tij për folklorin dhe folkloristikën, të shprehura edhe në librin e tij, të parin nga kjo fushë në Kosovë. Ndonëse me këtë autor dhe veprën e tij jam marrë edhe para disa vjetësh, i rikthehem prapë, meqë kam gjurmuar dhe gjetur burime të reja për veprimtarinë e tij jetë- sore, por gjithashtu edhe për faktin se, e konsideroj që kjo figurë e rëndësishme dhe tepër e veçantë për historinë kulturore të shqiptarëve, njëherësh nuk e ka zënë vendin që e ka merituar në kujtesën tonë dokumentare.