Diplomacia Amerikane gjatë bombardimeve në Kosovë: Strategjia siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
Ky studim shqyrton rolin e diplomacisë amerikane dhe ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, me theks të veçantë në strategjitë diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike, humanitare dhe rajonale. Konteksti historik lidhet me intensifikimin e dhunës nga forcat serbe ndaj popullsisë shqiptare dhe nisjen e bombardimeve të NATO-s në mars të vitit 1999. Analiza fokusohet në qëndrimin e SHBA-së dhe veprimet e saj diplomatike, veçanërisht në veprimtarinë diplomatike të Përfaqësuesit Specia Richard Holbrooke, si dhe vlerëson mënyrat se si administrata amerikane menaxhoi presionin mbi regjimin e Sllobodan Millosheviqit, ruajti kohezionin brenda aleancës transatlantike dhe trajtoi sfidat e sigurisë rajonale. Argumenti kryesor i studimit konsiston në shqyrtimin e mënyrës se si diplomacia intensive amerikane, e kombinuar me presionin ushtarak të NATO-s, u pozicionua në raport me një zgjidhje të qëndrueshme paqësore, duke parandaluar përhapjen e dhunës dhe spastrimin etnik.