A

Anxhela Lepuri

1
artikull
1
revistë
2034
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (1)

Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës italiane. Një lagunë jo pak e rëndësishme nëse konsiderohet jo vetëm rëndësia e këtij autori në vetvete, por mbi të gjitha fakti se vepra e tij është shprehi e një kulture, e cila me Italinë ka pasur një raport thelbësor. Është e veçantë që në Itali, vend i cili në të shkuarën ka qenë një kullë shpëtimi për letërsinë shqiptare, Kadare të jetë përkthyer për një kohë të gjatë nga një gjuhë e dytë dhe jo nga gjuha origjinale e veprave të tij. Vetëm gjatë këtyre viteve të fundit kanë dalë disa botime të librave të shkruar rishtas nga autori, të përkthyer drejtpërdrejt prej shqipes, por përkthimet e vjetra mbesin gjithmonë ato, të dorës së dytë, të cilat rezultojnë të jenë një pengesë për kuptimin e veprës së Kadaresë. Qëllimi ynë në këtë studim është të bëjmë një histori të shkurtër të procesit editorial të veprës së Kadaresë në Itali.