Teatri partizan apo degëzimi Shqiptar i teatrit të agjitpropit?
Edhe në botimin më të fundit mbi historinë e teatrit shqiptar, lexojmë termin e teatrit partizan, që i paraprin teatrit profesionist shqiptar. Është e habitshme se si (edhe sot) një fenomen teatror kaq i vogël, i shfaqur në vitet 1941-1944, zë një vend me rëndësi në historinë e teatrit shqiptar, thuajse të barasvlershëm me 30 vjet zhvillim të lëvizjes së vrullshme teatrore që e ka zanafillën në vitin 1874 në Gjirokastër me Koto Hoxhin. Po përtej kësaj, ajo që të habit më shumë është si klasifikohet dhe barasvlerësohet si teatër, një formë që duket më shumë teatër i varietesë (estradës), se sa teatër me elementet klasikë, në ndryshim me tentativat e lëvizjes së teatrit para dhe pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist. A meriton vërtet teatri partizan të jetë në hartën e historisë së teatrit shqiptar e botëror?