AG

Alketa Gashi-Fazliu

1
artikull
1
revistë
1970
Revista: KËRKIME PEDAGOGJIKE

Artikuj (1)

Ndikimi i përdorimit të chatgpt te nxënësit: përparësitë dhe sfidat
Në epokën e digjitalizimit, inteligjenca artificiale (IA) po e transformon ndjeshëm mënyrën e të nxënit në arsimin e mesëm të lartë. Ky studim shqyrton mundësitë e ndikimit të IA-së, me fokus në ChatGPT, në përvojën e të nxënit të nxënësve 14-15 vjeç. Theksi vihet mbi balancimin midis përfitimeve dhe sfidave të integrimit të IA-së në arsim, duke analizuar ndikimin e saj në rezultatet mësimore, zhvillimin e mendimit kritik dhe ruajtjen e etikës shkollore. Qasja metodologjike për grumbullimin e të dhënave sasiore është realizuar përmes pyetësorëve (N= 150) nxënës, si dhe qasja cilësore, intervista me (N=34) mësimdhënës. Nxënësit raportojnë përfitime të dukshme nga përdorimi i IA, si përmirësimi i aftësive të shkrimit, pasurimi i fjalorit dhe mbështetje në kuptimin e teksteve. Megjithatë, ata theksojnë edhe sfida të tilla si varësia nga teknologjia, pasaktësia e informacionit dhe ndikimi në aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur. Mësimdhënësit shfaqin shqetësime lidhur me autenticitetin e punimeve të nxënësve dhe humbjen e mendimit kritik, duke kërkuar politika dhe udhëzime më të qarta për përdorimin etik dhe efektiv të IA-së. Studimi nënvizon nevojën për edukim digjital dhe trajnime për mësimdhënësit, në mënyrë që përdorimi i teknologjisë të ndihmojë zhvillimin e aftësive të pavarura të të nxënit, jo varësinë nga ajo. Gjetjet sugjerojnë se, nëse përdoret me ndërgjegjësim dhe nën kontroll të vazhdueshëm, ChatGPT mund ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të nxënit, duke ruajtur njëkohësisht integritetin shkollor dhe mendimin kritik. Rekomandohet hartimi i politikave arsimore që përfshijnë udhëzime etike, trajnime dhe mbikëqyrje të qëndrueshme për një integrim të plotë dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në arsimin e mesëm të lartë.