RH

Roald Hysa

1
article
1
journal
2021
Journals: Albanon Journal

Articles (1)

Automobilat e parë në Shqipëri në fillim të shek.XX
Transportet dhe komunikimi në erën e re të shek. XX në të cilën hyri Shqipëria nuk ishin aq të zhvilluara, për shkak edhe të një infrastrukture të varfër dhe të pazhvilluar në drejtimin e duhur. Telegrafi ishte i vetmi mjet komunikimi ndërmjet qyteteve shqiptare, pjesërisht linja hekurudhore lidhte Shkupin me Manastirin, me Selanikun e më tej me Stambollin. Sistemi rrugor ekzistues normalisht që nuk mund t’i përgjigjej mjeteve të reja të transportit të automobilave, të cilët kërkonin kushte të veçanta, pra rrugë me asfalt. Një pjesë e këtij sistemi kishte nisur të ndërtohej pas fillimit të Luftës së Parë Botërore nga fuqitë e ndryshme që zaptuan trojet shqiptare, ku italianët dhe austrohungarezët kishin synime qëndrimi aftatgjata në Shqipëri dhe për pasojë për nevojat e ngutshme ushtarake nisën investimet në rrugët, dhe austrohungarezët edhe në dekovilet për të pasur një lëvizje të shpejtë të trupave dhe të materialit ushtarak; rrjeti i dekovileve më pas do të prishej me tërheqjen e austriakëve. Rrugë të reja u hapën gjatë Luftës së Madhe vetëm se nuk e mbulonin të gjithë territorin, ndërkohë që për Shqipërinë problemi më i madh atë kohë e deri më 30 korrik 1926, ka qenë rregullimi përfundimtar i kufijve me fqinjët, datë kur do të nënshkruhej akti final i caktimit të kufijve të Shqipërisë në Paris në Konferencën e Ambasadorëve me praninë e ambasadorëve të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe të Japonisë dhe prej delegatëve të Shqipërisë, Greqisë e Jugosllavisë1. Ky dokument ishte i një vlere jetike për Shqipërinë, duke shmangur mosmarrëveshjet e mëtejshme kufitare dhe duke rritur stabilitetin e vendit në rajon.