Disa të dhëna përjetën në qytetet shqiptare gjatë shekujve xiv-xvi
Punimi trajton me kujdes ecurinë e jetës në
qytetet shqiptare në shekujt e mesjetës dhe fillimit të periudhës osmane.
Autori i ka kushtuar vëmendje të rëndësishme qyteteve shqiptare dhe
veprimtarisë së tyre nga shekujt XII deri më XV. Për t’u kuptuar më objektivisht
kjo periudhë është dashur të bëhet një kontinuitet i problematikës
që po trajtojmë. Përmes këtij studimi mësojmë mbi ndikimet e huaja edhe
në fizionominë e tërësishme të këtyre qyteteve shqiptare. Pos kësaj këto
vatra të rëndësishme, japin edhe ngjashmëritë e tyre me vende të ndryshme
të bregdetit të Adriatikut. Është përdorur një literaturë relevante që mbulon
këtë kompleksitet në tërësinë e vet.