DV

Demokrat Vataj

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
1
article
1
journal
2021
Journals: Albanian Archives

Articles (1)

Digjitalizimi i lëndës arkivore dhe qasja online në arkiva
Sot bota ka zhvillimin më të madh digjital. Si çdo institucion tjetër,  edhe arkivat, ballafaqohen me sfidën për digjitalizimin e veprimtarisë së tij, mirëpo ky  proces është më i ndërlikuar se proceset e tjera, sepse duhet profesionalizëm i madh  dhe përkushtim i tillë, mbi të gjitha financim i brendshëm apo i jashtëm, privat apo  institucional. Në fillim arkivi kishte mision grumbullimin e lëndës arkivore si dhe  ruajtjen e saj, kure sot arkivi si institucion edukativo-arsimor ka dhe misione të tjera  të cilat janë paralelisht shumë domethënëse si dy të lartcekurat, divizione të tilla siç  janë: sistemimi, rregullimi, klasifikimi, publikimi, konservimi, restaurimi e  digjitalizimi, sot jo vetëm që janë misione të arkivit, por njëherësh janë edhe sektorë -  departamente shumë të rëndësishme për arkivin si institucion dhe jo vetëm.  Digjitalizimi si sektor apo departament në vete është po aq i rëndësishëm për arkivin  dhe për qytetarin, ku puna dhe funksioni i tij kërkohet e shihet si pjesa më e  ndërlikuar, por edhe si pjesa më e pastër për të dy shfrytëzuesit. Për arkivin  digjitalizimi është një proces që vazhdon deri në pafundësi. Ky proces kërkon  aparaturë dhe softuerë të kohës më të fundit për përditësimin e ruajtjes së  dokumentacionit, të cilin e kryejmë duke bartur lëndën në program apo aparaturë më  të re. Kjo procedurë ka për qëllim avancimin e punës dhe shkurtimin e kohës së punës  operative si: mënjanimin e punës së tepërt me letër, kursimin e kohës për sigurimin e  lëndës arkivore në depo, përpilimin e enciklopedive shtetërore, punime të ndryshme  shkencore si: hulumtim shkencor, hulumtim personal, hulumtim edukativo-arsimor  (diploma) etj.