Alegoria e kujtesës dhe gjuha poetike e Dantes në vëllimin “Buelli” të Martin Camajt
Kujtesa është një koncept kyç që kondenson sidomos, në tri vëllimet e fundit, Buelli, Nema dhe Palimpseste, konceptin e Camajt për artin. Evoluimi i fazës së fundit krijuese të poetit, hetimi i shtresëzimeve që merr ky koncept vë në provë të gjitha njohuritë tekniko-formale që e konsiderojnë artin një “mnemoteknikë të së bukurës” siç e ka shprehur Baudelaire.
Kundërvënia e shkrimtarëve të modernitetit ndaj epokës së industrisë së madhe alegorizohet nëpërmjet sendërtimit të konceptit të kujtesës së pavullnetshme të teorizuar nga Bergson dhe që më vonë Benjamin e gjen te Poe, Baudelaire e Proust, mjeshtra të kujtesës si palimpsest vizionesh. Në këtë kuptim, kujtesa nuk është thjesht koncept, por është një përpjekje intelektuale për të rindërtuar artistikisht të gjitha rezultatet e saj në një përshtypje të shkuar, është materializimi i një “gjësendi” të aftë ta sugjerojë këtë ndjesi të së shkuarës. Objektivizimi i sensacioneve nëpërmjet mekanizmit të analogjive, objektivizmimi alegorik i idesë së kujtesës i nënshtrohet në modernitet një ofiçine përpunuese të vënë në lëvizje nga numri, nga përsërtija, nga kujtesa e elementeve që përfshijnë të gjitha rrafshet e organizimit formal të tekstit, duke rinovuar kështu konfliktin mes fjalës poetike dhe botës.
Zgjerimi i ndjeshmërisë për të shkuarën, bëhet objekt i një ndërhyrje të fortë, të pariparueshme mbi të folmen amë dhe sidomos me atë rrafsh stilistik që rinovonte harmoninë metafizike me fjalën dhe konceptet e lidhura me të. Ndërhyrje në “bërthamën” shqiptare të fjalës, “sigurisht pa e zvetnue” siç shprehet Camaj në “Rrëmime mbi poezinë” me përpjekjen për ta zgjeruar kuptimisht në një rrjet “plurilinguist” vizionesh, nuk mund të kryhej pa
ndihmën e mjeshtrit të kombinimit të gjuhës “shumës”, Dante Alighierit i cili na shoqëron në kuptimet e tjera që merr fjala, falë ndërlikimeve të ngjyresave të brendshme të kodit të perceptueshëm si unitar.
The exile of the word as 'myth' and the evolution of literary albanian: the case of bilingual poetry
De Rada's creating a literary language from his native language took place in the bilingual or plurilingual context of Calabrian minor romanticism. The attempt to expand the semantic field of the inherited Albanian words naturally included the authors of the Italian tradition that De Rada used to translate his bilingual poetic works into Italian, marking - through them - the expansion of the Albanian semantic border. In over 40 years of developing his double lyrical novel about Milosao and Serafina, De Rada tries to reconstruct the myth of the exile of the Albanian word and its reconstruction on Italian soil. The concept of "divinazioni poetiche" is one of the most complex concepts he constructs through the Mediterranean mythological figure of the Kumana sibyl and the symbolic value of 'prophecy'. Most likely influenced by Dante, De Rada performs a figurative artistic operation where il verosimile artistico will match the semantic realization of a new value of the word. De Rada's case coincides with the romantic use of myth in linguistics, thanks to the perfected (perfect) verosimile. A reading like this frees the critical approach that sees De Rada's linguistic endeavors of Pelasgian myths as scientific naivety and inserts De Rada's work into the conscious genius effort to create the national literary language.