Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga qeveria komuniste para viteve ’90. Interesimi i palës shqiptare për popullsinë në fjalë do të përqendrohej jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe atë arsimor dhe kulturor. Pavarësisht luhatjeve në raportet ndërshtetërore Shqipëri – Itali, çështja arbëreshe nuk do të prekej, përkundrazi, do të ishte si një urë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.